Qëllon me armë në ajër e kanos 2 persona, bie në pranga 18-vjeçari

pranga-irainainNjë 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim për të kanosur 2 shtetas të tjerë.
Sipas Policisë, në pranfa ka rënë shtetasi: E.S., 18 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë për arsye se: Më datë 19.11.2016, në fshatin Rexhepaj, shtetasi E.S., për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur shtetasit R.M dhe H.M (bashkëfshatarët e tij).

Ndërkohë Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– armën e zjarrit Gjysëm-automatike, model 56.

– 17 copë fishekë të kalibrit 7.62.

– 1 krëhër.
/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici e ndalon për rripin, por gjatë kontrollit zbulon se…

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një drejtues mjeti pasi u ...