I thanë se kishte alergji, por… për pak sa nuk vdiq nga kanceri(Foto)

vazja-kancerMjekët desh i morën jetën. Një histori e trishtë vjen për mediat online. Bëhet fjalë për një grua të re që po përjetonte kollë të vazhdueshëm, ishte keq-diagnostikuar nga gjashtë doktorë të ndryshëm – që në fund i doli të ishte kancer.
Për tri vite, mjekët i thanë Jessica DeCristofaro, 28 vjeçe, se kollitja e saj e vazhdueshme ishte një alergji – duke i përshkruar ilaçe dhe duke i thënë që ta ndryshojë dietën e saj.
Ajo filloi të vuante nga një dhimbje abdominale dhe u referua tek specialistët e veshit, hundës dhe fytit, pasi u dyshua se ishte refluks acid ose një ulcerë e stomakut, transmeton Gazeta Express. Më pas, asaj i thanë se thjeshtë kishte nxjerrë një muskul dhe u këshillua që të pushonte.
Por në janar të këtij viti, dhimbja filloi të bëhej aq e keqe sa që ajo vendosi të shkonte në emergjencë, ku skanimet dhe testimet e gjakut zbuluan se ajo kishte kancer.

LEXO EDHE:  Mbahet 36 orë në “jetë” truri pa trup

Doktorët thanë se ajo kishte shkallën e katërt të “Hodgkin Lymphoma” – që nënkupton se sëmundja tashmë ishte shpërndarë përreth trupit të saj.
DeCristofaro, nga Majami, tha: “Për tri vite e kisha këtë kollë të vazhdueshëm, ishte aq frustrues por doktorët thjeshtë e mohuan atë”.
“Mendoj se ata mendonin se isha e re dhe e shëndetshme, por e kisha një ndjenjë se diçka nuk ishte në rregull, u ndjeva aq e sëmurë për kaq gjatë”, tha ajo për MailOnline.
DeCrisotfaro zhvilloi kollë kur ishte vetëm 25 vjeçe – por doktorët i thanë se ishte për shkak të alergjive dhe i përshkruan ilaçe. Ajo i këshillon të gjithë që mendojnë se nuk janë mirë, të kontrollohen më mirë tek mjeku, për të zbuluar më herët nëse diçka nuk është në rregull.

LEXO EDHE:  E rrallë, njihuni me gjarprin fluturues
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here