“Kanabisi, një murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë”

Kliko per me shume info

nishani-mbetjePresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me rastin e Ditës së Pavarësisë ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigatave në Tiranë.

Nishani ka shprehur falënderimet më të përzemërta për ata që i quajti rilindësit e vërtetë me në krye atin e pavarësisë, Ismail Qemali që bënë të mundur ardhjen e kësaj dite të bekuar për shqiptarët.

Kliko per me shume info

Presidenti Nishani shtoi se vendi ka dy prioritete: Zgjedhje të lira e të ndershme dhe lirimi i vendit nga kanabisi.

“Kanabisi, një murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen, ne the fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin, politikën dhe shtetin”, tha Nishani.

Gjithashtu Bujar Nishani ftoi palët të bëjnë sa më shpejt reformën zgjedhore për të korrigjuar defektet.

“Ftoj të gjitha palët të bëjnë sa më shpejt reformën zgjedhore, duke korrigjuar defektet. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cenuara. Unë shpreh besimin se Shqipëria dhe të gjitha institucionet do të dinë të ngrihen, duke bërë më të mirën”, u shpreh Nishani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here