Gjenden 26 kg kanabis në Vlorë, pranga trafikantit, ja emri

policia-vlore26 kg e 400 gr kanabis sativa janë sekuestruar dhe një person është arrestuar nga Policia në Bunavi të Vlorës.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Enea Nanushi, 28 vjeç.

Githashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: T.B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi dhe G.N., 44 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bunavi, konkretisht në banesën e shtetasit Enea Nanushi, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të fshehur në këtë banesë.

Nga peshimi i lëndës narkotike, rezultoi jë sasi me peshë totale prej 26 kg e 400 gr Cannabis Sattiva, vendosur nëpër thasë me thurje dhe brenda një bidoni plastik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-durres16

Dhunonte nënën e moshuar, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim. Ai ...