Vlore, gjenden te braktisura ne nje banese 480 kg droge, arratisen pronaret

kanabis-punishtePolicia sekuestron 480 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva ne Vlore ndersa nga policia po punohet për kapjen e autorëve.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë, ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit Cannabis Sattiva (80 thasë).

Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit Cannabis Sattiva (2 thasë) brenda nje ndërtimi me dru e të mbulurar me plasmas.

Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Korcë, pezullohet polici që dhunoi barbarisht të moshuarin

Pezullohet nga detyra efektivi i policisë së Kufirit në Korçë, Gjergji Gjorgji ...