Video, 2.5 ton kanabis shkarkohet në mes të ditës në plazh

Kjo video tregon momentin e jashtëzakonshëm kur trafikantët e drogës shkarkojnë 2.5 ton drogë në një plazh të Spanjës në sytë e turistëve të shumtë.

Duket se atyre nuk u ka bërë përshtypje fare akti i pazakontë, ndërsa turistët shihnin të habitur gjithçka ndodhte. Droga u shkarkua nga një anije e vogël e ardhur nga Maroku, teksa pritej nga automjete të shumta përfshirë edhe Land Rover.

Një turist ka filmuar gjithçka. Droga është shkarkuar mesditën e së premtes së shkuar, ndërsa videoja është publikuar sot.

Një duzinë kontrabandistësh meshkuj, disa prej të cilëve të veshur me kostum shihen duke sjellë në breg lëndën narkotik kanabis, e cila shkarkohet për 15 minuta. Policia arriti 5 minuta pasi ata u larguar. Aktualisht nuk ka arrestime.

Kjo nuk është hera e parë që trafikantët janë filmuar duke punuar në mes të ditës. Në qershor të vitit të shkuar, një skaf me drogë u shkarkua në brigjet e Gjibraltarit në mes të ditës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...