Itali, policia bllokon mbi 1 ton kanabis, “Made in Albania”

Nje ngarkese prej mbi një ton kanabis është sekuestruar nga policia italiane në Catania.

Sipas mediave të shtetit fqinj, në pranga kanë përfunduar 6 shtetas italianë, tregtarë të mëdhenj droge në Catania.

Lënda narkotike, me vlerë 3 milionë euro, do të “hiqej” për tregun vendas me pakicë.

Policia kishte marrë informacione se 6 italianët, të njohur dhe më parë në aktivitetin e drogës, do të sillnin një ngarkesë të madhe droge.

Sipas hetimeve, droga ishte “Made in Albania”. Mediat italiane shkruajnë se droga ka hyre në shtetin fqinj me gomone nga Shqipëria. Lënda narkotike u sekuestrua në momentin që po lëvizte me një kamion nga porti.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici durres

Kërkohej në Itali për vjedhje me dhunë, 47-vjecari kapet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili ishte ...