Krujë, kapet me armë e 300 rrënjë drogë, në pranga 51-vjecari

kanabisi-matPërshtat garazhin për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 300 bimë narkotike në proces tharje, 5 kg lëndë narkotike dhe 1 armë zjarri.

Arrestohet një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë konstatuar një garazh të përshtatur si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

• Emerlla Stafa 51 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u konstatua se kishte përshtatur një garazh si ambjent për tharjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike Cannabis Sattiva.

U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 300 bimë narkotike në proçes tharje;

• rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e thatë

• një armë zjarri pushkë model 56, gjysëm automatike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëvë”, “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 283, 284 dhe 278/2 të Kodit Penal.

###

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...