Vdes tragjikisht kampioni 20-vjeçar i shahut në Rusi, ra nga kati i 12

kampioni-shahutKampioni rus i shahut Yuri Yeliseyev, 20 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht.

I riu mesohet se ra nga ballkoni në katin e 12 të apartamentit të tij në Moskë.
Një nga miqtë e tij, Danil Dubov, tha se Yuri po përpiqej të kalonte në një ballkon tjetër por rrëshqiti.

Yeliseyev raportohet se kohët e fundit praktikonte sportin e parkur (vrap i lirë mbi pallate apo terrene të vështira), dhe shpesh i pëlqente të ngjitej ose vraponte nëpër çati.

Ai shpall kampion bote i të rinjve në vitin 2012 dhe mori titullin mjeshtër që në moshën 17-vjeçare. Ai fitoi turnen Moscow Open në vitin 2016 dhe zuri vendin e 42 në listën e mjeshtrave rusë. Renditja e tij botërore është 212.

Policia tha se nga plagët që kishte në trup dukej qartë se ishin lëndime nga rënia nga kati 12.
“Sot vdiq miku im i ngushtë, një lojtar shahu i shkëlqyer, një nga njerëzit më të talentuar që unë njoh, Yuri Yeliseyev, “ shkruajti Danil Dubov në Facebook.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

srebrenica

Aktakuzë ndaj 6 serbëve të Bosnjës për krime afër Srebrenicës

Një prokuror boshnjak ka akuzuar gjashtë serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës për ...