Foto e të arrestuarve, kamioni me drogë nga Spanja, pranga dy shqiptarëve

Aktualitet

dy-shqiptaretDy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Lecco. Ata u kapën ndërsa në kamionin e tyre u zbuluan 324 kg hashash. Dy të arrestuarit, njëri 61 vjeç dhe tjetri 39 janë nga Durrësi.

Kamioni ishte i mbushur me mobilie dhe brenda tyre një karton i mbushur me drogë, e ndarë në pako. Kamioni kishte ardhur nga Spanja, ndërsa dy shqiptarët fillimisht kishin tentuar të largoheshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia përveç drogës ka sekuestruar edhe telefonat celular, nga ku shpreson të zbulojë më shumë informacion për grupin kriminal. Ata besojnë se droga do shitej e gjitha në Lecco.

ME TE LEXUARAT