Kamëz, shisnin drogë në shesh parkimi, në pranga dy persona(Video)

kamez-drogePolicia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Gudia” ku në pranga kanë rënë 2 persona.

Sipas policisë në pranga kanë rënë Fatjon Koxha, 22 vjeç, banues në Zall të Fushë-Krujës dhe Jetmir Hida, 22 vjeç, banues në Zall të Fushë-Krujës.

Ata u arrestuan pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin. Po ashtu policia sekuestroi dhe 55 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.


Njoftimi policisë:
Ishte mjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 KB, me drejtues shtetasin Jetmir Hida dhe pas tij ndodhej automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues shtetasin Fatjon Koxha.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Fatjon Koxha, në bagazh, janë konstatuar 4 thesë të zinjë, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, ndërsa në mjetin e shtetasit Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme”
Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.
Në banesën e shtetasit Jetmir Hida, në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Sekuestrohen– rreth 55 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
– Një armë zjarri, autometike model 56, me një krëhër dhe 28 fishekë.
– Pesë aparate celularë të markave të ndryshme.
– Dy automje të markës “Mercedes Benz”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga Neni 283-25 dhe 278 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Ngjarje e rëndë në Korçë, 41 vjeçari vret dy fëmijët e tij e më pas veten

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Korcës. Mësohet nga policia ...