FOTO/ Kamarieri mbetet pa fjalë kur sheh bakshishin e lënë nga klienti

bakshish-kamarierDuhet të paguante vetëm 123 dollarë, por i la kamarierit që i shërbeu në restorant një bakshish prej 750 dollarësh.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në një restorant në Teksas, ku një klient bujar, nuk ka vlerësuar vetëm profesionalitetin e kamarierit Ben Millar, por edhe dashurinë e tij të madh për familjen.

Mësohet se kamarieri irlandez i kishte rrëfyer klientit se mezi priste të shkonte të takonte familjen e tij.

E fejuara e Millar, Taryn Keith, ka publikuar në Facebook faturën dhe ka falenderuar burrin, falë të cilit Ben bleu biletën për të shkuar tek prindërit e tij.

Gruaja e cila pret të lindë në janar, shkruan poshtë fotos: “Po e ndaj këtë gjë me ju për t’ju treguar se aty jashtë nuk ka vetëm urrejtje. Ndihem vërtet me fat”.

Klienti i kishte shkruar Benit në faturë: “Shpresoj që këto të të kthejnë më Irlandë për të kaluar pushimet”.

Mediet lokale shkruajnë se Ben i kishte rrëfyer klientit për dëshirën e tij të madhe për të shkuar në Irlandë, pasi prej dy vitesh nuk takonte prindërit.

Falë bakshishit bujar, ai dhe partnerja e tij mund të udhëtojnë drejt Europës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

besim-fetar

Sondazhet tregojnë, njerëzit e këtij besimi fetar janë më të lumturit

Së fundmi është bërë një sondazh për njerëzit më të lumtur sipas ...