"Dy shokët më përdhunuan", arrestohet 18-vjecarja për kallëzim të rremë

Aktualitet

gjykataaaNga viktimë në fajtore. Kjo është ngjarja e një 18-vjeçareje që pretendonte se ishte përdhunuar nga dy shokët e klasës në moshën 17 vjeç.

Kallëzoi dy shtetas se e dhunuan seksualisht, arrestohet në sallën e gjyqit për kallëzim të rremë shtetasja E.J.

Arrestimi i 18 vjeçares është bërë një ditë më parë në gjykatën e Tiranës aty ku me kërkesë të prokurorisë E.J ishte thirrur si dëshmitare ndaj dy të pandehurve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prangosja e vajzës është bërë me kërkesë të prokurorisë pasi në deklarimet e saj, ajo ka bërë dëshmi të rreme në gjyq duke mohuar se është dhunuar seksualisht nga dy të arrestuarit.

Sipas hetimeve të prokurorisë, E.J sot në moshë madhore ka kallëzuar në polici rreth 9 muaj më parë se ajo është përdhunuar nga dy persona në moshën 17 vjeçare të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar dy personat, por pas 8 seancave gjykimi E.J ka ndryshuar dëshminë duke thënë në gjyq të kundërtën e kallëzimit të bërë në polici./Shqiptarja/

ME TE LEXUARAT