Kapet gjysmë ton kafe kontrabandë nga Maqedonia, arratiset shoferi

Kliko per me shume info

polic_diberSekuestrohet gjysmë ton kafe kontrabandë në pikët kufitare të Viçishtit në Dibër.

Policia ka bere me dije se sasia prej 507 kg kafe u tentua të kalohej me një mjet tij “Ford fugon” përmes kufirit të gjelbër në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kafja vinte nga Maqedonia dhe do futej në Shqipëri.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale B.T, 51 vjeç, banues në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës, sapo ka parë shërbimet e Policisë Kufitare ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar dhe nga errësira.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan 507 kg kafe kontrabandë.
Policia nisi procedim penal dhe po punon për kapjen e 51 vjeçarit. B.T akuzohet për veprën penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here