Përleshje mes tifozëve të Juventusit dhe Sevillas

juventus-sevillaSfida mes Sevilla-s dhe Juventusit nis në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Në mbrëmjen e së hënës tifozët e të dy skuadrave u përfshinë në një përleshje mes tyre, incidente që shkaktuan edhe plagosjen e disa tifozëvë, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas asaj që publikohet në median iberike, gjithçka ndodhi në sheshin “Taberna del apelon”, ku tifozët e Juventusit ishin duke darkuar të qetë.

Në atë moment u shfaqën një grup tifozësh ultras të Sevilla-s duke thirrur ‘Hooligans Sevilla’ për të nisur një përleshje të dhunshme me italianët.

Përveç të plagosurve kjo dhunë shkaktoi edhe dëme të shumta restorantit ku ishin tifozët bërdhezinj.

Policia spanjolle tashmë i ka pyetur dëshmitarët dhe po vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e asaj çfarë ndodhi, transmeton Top Channel.

Nuk është hera e parë në këtë sezon që në Sevilla verifikohen përleshje mes tifozërive. Më parë ato kanë ndodhu edhe në rastin e ndeshjeve të Sevilla-s me Lyonin dhe Dinamo Zagreb.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...