Juventus shkërmoqet në Genoa

juventus-genoaNje pasdite per t’u harruar per kryesuesit e Juventus qe pësuan humbjen e trete për kete sezon ne kampionatin italian. Ne javën e 14, zonja e vjetër pësoi nje rezultat te pabesueshëm ne Marasi ndaj vendasve te Xhenoas me rezultatin 3-1.

Ne nje mbrojtje te Ribere per shkak te mungesave, prapavija beri gabime te pafalshme duke pësuar ne harkun kohor te 29 minutave tre gola. Fillimisht vendasit zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 3 me Simeone pas tre goditjeve drejt portës se Bufon.

Përballe nje mbrojtje te shkërmoqur, ishte përsëri Simeone qe ne minutën e 13 ne nje goditje me koke shënoi golin e dyte. Ne minutën e 29 ne nje goditje nga këndi, Rigoni tentoi drejt portës, Bufon u mundua te devijonte, ndërsa Alex Sandro ne përpjekje per te larguar topin e çoi ate ne rrjete.

Me e pranishme Juventus ne pjesën e dyte ne fushe, duke tentuar te luaj te gjitha kartat ne përpjekje per te rikuperuar ate shkatërrim ne 45 minutat e para. 8 minuta nga fundi ne nje gjuajtje mjeshtëror Pjanic ngushtoi diferencën e golave, gjithsesi ishte shume pak per liderët e kampionatit.

Tashme diferenca e pikëve ne krye per Juventus është vetëm 4 pike nga ndjekësit me te afërt, ndërsa ne javët e ardhshme ka dy teste te jashtëzakonshme kundër Atalantes qe arriti nje tjetër fitore ndaj Bolones, duke treguar formën e mire ne te cilën ndodhet si dhe përballe Romes se Spaletit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...