Japonia tregohet bujare me Shqipërinë, ja çfarë i dhuroi

Soft

UntitledJaponia tregohet bujare me Shqipërinë duke i dhuruar 129 makina të prodhimit më të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016). Nga ky veprim, qeveria shqiptare falënderon qeverinë japoneze për këtë gjest. Kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti bujar prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015.

Mësohet se qëllimi i kësaj dhurate bujare është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe performancës mjedisore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

ME TE LEXUARAT