Japonia acarohet nga dislokimi i raketave ruse

3
Kliko per me shume info

raketaaaKryeministri japonez, Shinzo Abe shprehu sot pakënaqësinë lidhur me dislokimin e kohëve të fundit të sistemeve raketore të Rusisë e sistemeve raketore në ishujt e polemizuar me Moskën.

Abe tha para një komiteti parlamentar se Japonia i ka shprehur Rusisë se dislokimi i raketave ishte për të ardhur keq dhe se kjo nuk përputhej me qëndrimin e Tokios.

Kliko per me shume info

”Si pjesë e dislokimit, një sistem rus raketash anti-anije është instaluar në ishullin Etorofu dhe një tjetër në ishullin Kunashiri”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.

Ishujt Etorofu dhe Kunashiri, që në Rusi quhen Iturup dhe Kunashir, janë pjesë e ishujve Kurile, që administrohen nga rusët, në ishullin verior japonez të Hokaidos.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here