Japonia dhuratë Shqipërisë 129 Toyota të 2016-ës, ja për cfarë do të përdoren

japonia-makinaQeveria Shqiptare ka marrë dhuratë nga qeveria japoneze 129 makina të prodhimit më të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016).

“Kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015.
Qëllimi i kësaj dhurate gjeneroze është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisore.

Makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit”, thuhet ne njoftimin e Kryeministrise.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Patenta të reja në janar 2017? Ja cfarë do të ndodhë me të vjetrat

Që nga viti i ardhshëm me leje drejtimi për motorë mund të ...