Rikthehet pas 70 vitesh Jaguar XKSS, ja FOTO

jaguarNë sallonin e Los Anxhelos “Jaguar”-i shpalosi gjithë projektet e tij për të ardhmen me konceptin elektrik I-Pace, por edhe një aftësi të madhë për t’i dhënë vlerë së shkuarës, duke rikthyer nga historia e vetë modelin XKSS, që synon të prodhojë ekzemplarë të rinj sipas specifikave të viteve ’50.
E re dhe origjinale.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpia britanike angazhohet në një projekt të tillë. Që në vitin 2014 seksioni “Jaguar Land Rover Classic” prodhoi gjashtë modele të “Jaguar Lightweight E-type” dhe po i njëjti grup tani është duke punuar për të realizuar modelet e XKSS, ku në vitin 2017 do të dalin në treg automjete të reaj, por të vjetra, që do të jenë në dispozicion të koleksionistëve me një vlerë prej një milion sterlina. Këto modele nuk do të jenë kopje, por sikurse e përcakton vetë “Jaguar”, modle “origjinale të reja”.
E krijuar si një version për rrugë e modelit të garave “D-type”, që fitoi garën 24 orë Le Mans në vitin 1956, XKSS-ja u prodhua një vit më pas në vetëm 25 ekzemplarë, nëntë nga të cilat u shkatëruan nga një zjarr që ra në fabrikë, ndërkohë që pritej të dërgoheshin në SHBA. Madje pikërisht ato nëntë XKSS do të rikthehen në jetë në “origjinalet e reja” të sotme.
Pas më shumë se një vit e gjysmë kërkime në arkivën e “Jaguar” nga grupi i dizenjuesve, këto XKSS do të prodhohen me të njëjtat teknika si në vitet 1957. Me shasinë prej bronzi të salduar dhe skeletin e përbërë nga aliazh magnezi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

banke-haker

Hakerat: Ja si u vodhën 31 milionë dollarë nga bankat ruse

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se hakerat kanë vjedhur mbi 31 ...