Ja kush është i dënuari për vrasje që kërcënoi me akte terroriste nga burgu i Fushë Krujës

Kliko per me shume info

burgu-fushe-kruje Policia e shtetit deklaroi sot se një i burgosur i cili vuan dënimin për vrasje në burgun e Fushë Krujës ka kërcënuar përmes telefonit se do kryejë akte terroriste në ambientet publike në Tiranë.

Drejtoria e antiterrorit në Policinë e Shtetit ka njoftuar se i dënuari Naim Behari ka marrë në telefonon nga qelia e burgut persona të paindentifikuar, ku gjatë bisedave kërcënonte për akte terroriste.

Kliko per me shume info

Ndaj të dënuarit ka nisur një procedim i ri penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ai është vënë nën hetim. I burgosuri mban dy emra, Naim Behari dhe Nikolas Kostandinos.

“Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, parashikuar nga neni 232/b i Kodit Penal.

Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here