Mbërrin kombëtarja e Izraelit, policia blindon Tiranën

izraelitetNjë siguri si rrallëherë më parë në prag të një aktiviteti sportiv, e ngjashme vetëm me ardhjen e skuadrës serbe dhe personaliteteve më të lartë amerikanë në vendin tonë.

Policia njofton marrjen e masave të sigurisë duke bllokuar nga ora 17:30 deri në orën 18:30 rrugët nga Aeroporti i Rinasit, deri në Qafë-Kashar, më tej deri në Mbikalimin e Kamzës, Sheshin Shqiponja, Rrugën Dritan Hoxha, Sheshin Skënderbej, atë Çamëria dhe Rrugën 29 Nëntori.

Masat merren për të garantuar sigurinë e skuadrës izraelite, që zbret këtë të enjte në Tiranë për ndeshjen me Shqipërinë, që luhet të shtunën në Elbasan Arena.

Shoqërimi dhe ruajtja e tyre i është ngarkuar forcave speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë, ditën e ndeshjes, mësohet se policia do të ngrejë një perimetër sigurie rreth stadiumit ku do të ushtrohen disa kontrolle për të mos lejuar futjen e fishekzjarrëve, banderolave dhe sendeve të tjera të paligjshme.

Pallatet pranë stadiumit priten të boshatisen gjatë zhvillimit të takimit, ndërsa të gjitha lokalet rreth tij do të mbyllen. Sipas burimeve nga policia niveli i masave të sigurisë për këtë ndeshje i kalon edhe ato të marra për ndeshjen ndaj Serbisë.

Në planin e masave është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, ku shumë agjentë civil do të jenë në lëvizje para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reali i dyti në grup, Dortmund merr barazim në “Bernabeu”

Një gol në minutën e 88 nga Reus në “Bernabeu” ka bërë ...