Detajet/ Ja si u transportua kombëtarja e Izraelit nga Rinasi në Tiranë

izraelitetKombëtarja e Izraelit ka shkelur këtë mbrëmje në tokën shqiptare nën masa të rrepta sigurie. Rinasi ka qenë i blinduar me forca të mëdha policore dhe qen anti-eksploziv nga frika e ndonjë sulmi terrorist.

Përvec kësaj, kombëtarja e Izraelit është transportuar në një mënyrë të padiktueshme nga Rinasi drejt hotelit në Tiranë shkruan LajmiFundit.al.

Sipas burimeve, nga Tirana janë nisur dy autobusë për të marrë ekipin në Rinas, por nuk ka ndodhur kështu, autobusët janë kthyer bosh nga aeroporti, ndërkohë që futbollistët kanë udhëtuar me furgonë me të vegjël drejt kryeqytetit.

Kjo gjë është bërë për të shmangur ndonjë incident gjatë rrugës, pasi në cdo rast objekt i sulmit do të kishin qenë autobusët.

Për fat të mirë skuadra e Izraelit ndodhet në një hotel në kryeqytet dhe ruhet nga forca të mëdha policore nga të dyja shtetet, ku është bërë e qartë që nuk lejohet të dalë nga aty asnjë futbollist i kësaj përfaqësuesje./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...