Publikohet lista zyrtare e Izraelit, trajneri: Shqipërisë do t’i marrim tre pikë

izraeliTrajneri i kombëtares së Izraelit, Elisha Levi, shprehet se do të fitojë kundër Shqipërisë, ndeshje që do të luhet të shtunën.

Ai poashtu ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve që do të ketë të gatshëm në këtë përballje. Kjo ndeshje konsiderohet e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi vendos fatin e vendit të tretë në grup shkruan LajmiFundit.al.

Shqipëria ka 6 pikë dhe një fitore e mundshme do ta rendiste kombëtaren tonë në vendin e tretë, pas Spanjës dhe Italisë.

Trajneri i Izraelit shprehet se ka grumbulluar këta futbollistë: Makabi Haifas, Omari Glase, Majkëll Ohana, Nir Biton, Bibras Naco dhe Kohen i Ingolshtadit në Bundesligën gjermane.

Poashtu në këtë ndeshje do të luajnë edhe sulmuesi Eran Zahavi, kapiten i Izraelit si dhe Tomer Hemed i Brajtonit, dhe Eliran Atar i Makabi Haifas./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...