Izraeli prek tokën shqiptare, në Rinas i presin me qen anti-eksploziv

22
Kliko per me shume info

Përfaqësuesja e Izraelit ka mbërritur pak më parë në vendin tonë në kushte shumë të larta sigurie.

Me dhjetëra agjentë sigurie kanë qëndruar sëbashku me futbollistët në avion, me qëllim shmangien e cdo incidenti të mundshëm.

Kliko per me shume info

Ndërkohë edhe në tokën shqiptare i prisnin masa të rrepta sigurie. Përvec numrit të lartë të Policëve, vihej re edhe prania e madhe e qenve anti-eksploziv në aeroportin e Rinasit.

Skuadra do të qëndrojë në një hotel në Tiranë, që për arësye sigurie nuk bëhet me dije, ndërkohë policia bllokoi qarkullimin e  automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. Futbollistët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli i tyre, dhe do të mbahen nën vëzhgim nga forca të shumta sigurie./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here