Italiani godet me thikë në gjoks shqiptari, ky i vjedh makinën

polici-italianeNjë 19-vjeçar shqiptar është goditur disa herë me një thikë kasapi nga një shtetas italian. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën midis të premtes dhe të shtunës.

I plagosuri rëndë dhe autori jetojnë në zonë Albese të vendit fqinj. I riu është goditur disa herë me thikë në gjoks. Shqiptari është partneri i ish-dashurës së të riut italian dhe dyshohet se ky ka qenë motivi kryesor i ngjarjes.

Pavarësisht se ishte i plagosur, shqiptari ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke grabitur makinën e agresorit, i cili në atë moment e kishte lënë hapur me çelësa gati për ta ndezur.

Arratisja me shpejtësi, mrekullisht nuk i shkaktoi lëndime të tjera shqiptari dhe makina i shpëtoi aksidentit. Ndjekja e policisë përfundoi pranë komisariatit policor.

Ai përfunduar në spitalin “San Lazzaro di Alba” për t’u trajtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin e krimit duke sekuestruar edhe thikën.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...