Italiani i bërë “tapë” aksidenton rëndë 27-vjeçarin shqiptar

ambulanca14Një 27 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer është përfshirë në një aksident.

Sipas medieve të vendit fqinjë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po udhëtonte së bashku me një 30 vjeçar italian, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë italiane, automjeti tip Fiat Punto ka përfunduar në oborrin e një vile në Monghidoro.

Italiani ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta, ndërkohë që shqiptarin mjekët janë duke e mbajtur ende nën kontroll të vazhdueshëm.

Italianit 30-vjeçar i është sekuestruar patenta dhe mjeti, ndërkohë që është denoncuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...