Italia sërish viktimë e tërmeteve, regjistrohen dhjetëra lëkundje, më e forta 3.8 ballë

UntitledItalia qëndrore sërish viktimë e tërmeteve. Natën e kaluar mësohet se janë dëgjuar dhjetëra lëkundje të tjera në zonën e goditur nga tërmeti, duke regjistruar më të madhen e cila ishte me
Vazhdojnë pa mbarim lëkundjet sizmike në Italinë qendrore. Natën e kaluar janë regjistruar edhe magnitudë 3.8 ballë. E bërë me dije nga Instituti kombëtar i gjeofizikës e vullkanologjisë në Maceratese, të cilët thanë se ishte me epiqendër mes Camerinos dhe Pieve Torina. Deri tani janë 30 mijë personat që kanë marrë ndihmë nga Mbrojtja Civile, pjesa më e madhe nga Marche.

Në total janë mbi 21500 personat që janë asistuar në gjithë komunën. Nga këta, më shumë se 19.500 ndodhen në qendra multifuknsionale dhe struktura të ngritura posaçërisht. Mbi 2 mijë qëndrojnë në vendstrehime afër banesave të tyre. Ka edhe 8.850 persona që qëndrojnë në hotele përgjatë bregut të Adriatikut dhe liqenit Trasimeno.

Janë edhe 160 persona mes Lazios, Marche dhe Umbrias që qëndrojnë në tenda. Ndërkohë nga autoritetet është lajmëruar se lëkundjet do të vijojnë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

raketa

Ukraina nis provat raketore

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, derisa Rusia ka ...