Izraeli “fundos” Shqipërinë, ja renditja dhe rezultatet në “Grupin G”

grupi-g

Situata në “Grupin G” pas humbjes me Izraelin nuk është aspak e mirë për kombëtaren shqiptare.

Spanja renditet e para, e ndjekur nga Italia me pikë të barabarta.

Në vendin e tretë në grup renditet Izraeli me 9 pikë dhe në vendin e 4 renditet Shqipëria me 6 pikë të grumbulluara.

23:00 Ndeshjet e “grupit G”, Italia dhe Spanja shkatërrojnë kundërshtarët

 Italia dhe Spanja kanë treguar superioritet përballë skuadrave kundërshtare në grupin G.
Italia i ka shënuar 4 gola Liechtensteinit ndërkohë edhe Spanja me po të njëjtin rezultat ka mposhtur Maqedoninë shkruan LajmiFundit.al.

Golat për Italinë i kanë shënuar futbollistët: Andrea Belotti (min 11 dhe min 44), Ciro Immobile (min 12), Antonio Candreva(min 32).

Ndërsa golat për Spanjën janë shënuar nga: Darko Velkovski (autogol min 34), Vitolo (min 63), Nacho Monreal (min 84) dhe Aritz Aduriz (min 85).

Këto ndeshje janë të vlefshme për eleminatoret e Botërorit “Rusi 2018”./LajmiFundit.al/

Rezultatet e grupit G:

Albania 0 – 3 Israel
Liechtenstein 0 – 4 Italy
Spain 4 – 0 FYR Macedonia

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirana-partizani

Luhen 27 minutat e mbetura, Tirana – Partizani mbyllet në “paqe”

27 minutat e luajtura sot nuk kanë sjellë gol në derbin e ...