Itali, arrestohet bosi mafioz shqiptar Zamir Dajkaj, ja për cfarë akuzohet

Aktualitet

ajkaj2016Policia italiane ka arrestuar 43-vjeçarin shqiptar Zamir Dajkaj, i njohur si një prej bosëve të mafies në Siçili. Shqiptari u arrestua në një shtëpi lluksoze të ndërtuar pa leje pranë Mesinës.

Prej dy vitesh ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për aktivitete kriminale si pjesëtar bandash mafioze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia italiane ka vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar, i konsideruar si bos mafioz, një eksponent i lartë i klanit famkeq mafioz siçilian “Macarota”.

Shqiptari i arrestuar është Zamir Dajkaj, i njohur me pseudonimin “Zamo”. Prej dy vitesh i fshihej policisë italiane, pasi ishte dënuar nga gjykata me 11 vite burg.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor në qytezën e Barçelonës në në Siçili. Në operacion morën pjesë dhjetëra karabinierë të ndihmuar nga ajri edhe nga helikpoterë të njësisë së Karabinierisë së Katanias.

43-vjeçari shqiptar u kap në banesën e tij në një zonë rurale. Ishte ndërtuar pa leje por shqiptari jetonte mes lluksit. Kishte ngritur gjithashtu një plantacion gjigand agrumesh me rreth 60 mijë bimë, prej të cilave siguronte të ardhura të sigurta pavarësisht se në të zezë.

Ai fshihte edhe të ardhurat nga kultivimi dhe trafikimi i drogës në këtë zonë, të cilin e kishte nën kontroll.

Zamir Dajkaj ishte dënuar me 11 vite burg në mungesë, dy vite më parë. Ishte shpallur fajtor për një seri veprash kriminale si pjesë e procesit të quajtur “Gota Pozzo II”, ku bashkë me të u dënuan dhjetëra të arrestuar të tjerë si pjesëtarë të grupeve mafioze.

ME TE LEXUARAT