Itali, shqiptari nga Kosova arrestohet për nxitje të terrorizmit

Kosovë&Rajon

kosovari-italiPolicia e antiterrorizmit të qytetit të Breshës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin kosovar Gafurr Dibrani, 24 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përhapjen e propagandës xhihadiste.

Gafurr Dibrani rezident në komunën Fiesse në provincën e Breshës akuzohet dhe për nisjen e një procesi radikalizmi islamik ndaj djalit të tij pak vjeçar, raporton oranews.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tut Elimi de Gidelim Cihada” (Merre dorën time e shkojmë në Xhihad), është titulli i videos shoqëruar nga një këngë fetare në gjuhën turke, e shpërndarë në internet nga 24 vjeçari kosovar Gafurr Dibrani, nga ka marrë dhe emrin operacioni antiterrorist, hetimet investigative të të cilit janë drejtuar nga prokurorja Alessandra Sabatuci.

Hetimet kanë vërtetuar se 24 vjeçari kosovar me anë të rrjetit të internetit ka publikuar shpesh herë materiale me përmbajtje xhihadiste, plot imazhe e video që manifestojnë solidaritet ndaj terroristëve të njohur e të burgosur, video minorenësh që përgatiten të luftojnë për Shtetin Islamik apo imazhe ekspozive ndaj ata që ai i quante të pafe.

ME TE LEXUARAT