Itali, arrestohet shqiptari për 18 kg kokainë, katër kg heroinë e 30 mijë euro

shqiptari-italiNjë shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane dhe që deri më tani jetonte në arrati, u arrestua sot (21 nëntor) nga policia vendase. Kleton Bici, 27 vjeç, i cili u arrestua në Olbia, eshte shtetasi shqiptar qe ra ne pranga.

Policia ka thene se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Drejtoria e Anti-Mafia në Qarkun e Cagliari në muajin maj.
Emri i tij lidhet me hetimet e quajtura “East Pole”, që ka çuar në burg rreth 30 persona me kombësi italiane dhe shqiptare, pjesë të një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Aktivitetet e bandës kishin të bënin me trafikun e heroinës dhe kokainës në Shqipëri, Itali dhe Holandë. Nga operacioni janë sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë, një pistoletë Beretta, rreth 30 mijë euro para të gatshme dhe disa makina luksoze për udhëtime të gjata.
Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun “Sassari” në Paleta duke u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...