Itali, shqiptari kapet me drogë me vlerë 250 mijë euro

0
1
Kliko per me shume info

itali-drogaPolicia italiane ka arrestuar në Breshia një 47 vjecar shqiptar i cili kishte me vete një sasi marijuane me një vlerë prej 250 mijë eurosh.

Ai iu prezantua agjentëve si rumun duke thënë se e kishin paguar vetëm për të transportuar 16 kilogramë marijuanë me automjetin e tij Fiat Punto.

Shtetasi shqiptar është arrestuar pasditen e së martës ndërsa udhëtonte në autostradë, ku dhe u identifikua nga agjentët e policisë si një person i dyshimtë.

Pasi u ndalua për kontrool shqiptari dorëzoi dokumente false, gjë që ngjalli dyshim tek policia e cila më pas kontrolloi imtësisht automjetin duke gjetur dhe drogën e paketuar në 10 qese celofani brenda një cante të madhe të zezë.

Pas verifikimit të identitetit të shqiptarit, rezultoi se ai kishte precedentë penalë për trafik droge, si dhe ishte dëbuar nga Italia. Hetuesit italianë po përpiqen të zbulojnë furnizuesit e tij.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here