Itali, sherr mes dy kunetërve shqiptarë, grushte e thika në darkën familjare

vrasja-italiDuhej të ishte një darkë familjare e gëzueshme por është kthyer në një prag tragjedie për dy familje shqiptare që jetojnë në Cupra Marttima, një provincë në afërsi të Ascolit. Festën e dy familjeve e kanë prishur dy kunetërit, të cilët kanë tejkaluar çdo limit.

Sipas mediave italiane, dy kunetërit, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura, kanë nisur të grinden me njëri-tjetrin pikërisht kur ishin ulur të hanin darkë, por nuk e kanë mbyllur me kaq, Fjalët janë shoqëruar me ngritje zëri, të shara e grushte, ndërsa njëri prej tyre në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar në dorë tjetrin.

Të njëjtat burime thonë se shqiptari ka tentuar ta godasë disa herë në trup të afërmin e tij, por ndoshta është penguar edhe nga familjarët e tjerë. Megjithatë mediat italiane thonë se të plagosurit i është dashur ndihma mjekësore, pasi plaga në dorë ishte tepër e thellë.

Të alarmuar nga ky sherr në familje shqiptarët kanë thirrur edhe policinë italiane e cila ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që qëlloi me thikë kunatin, mbi të rëndon akuza “tentativë vrasje”.bw

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...