Itali, kapen 580 kg kanabis nga Shqipëria, këmbehej me kokainë në Holandë

marijuanaaaOperacioni policor “Rubens” i finalizuar mëngjesin e sotëm nga Policia italiane ka cuar në sekuestrimin e rreth 580 kg marijuanë, 33 kg kokainë, 6 kg hashash e 18 mijë euro cash.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur gjatë ditës së sotme në selinë qëndrore të Drejtorisë së policisë së Milanos, autoritetet policore italiane informuan se marijuana e trafikuar nga Shqipëria tregtohej nga kjo bandë kriminale drejt Hollandës e shfrytëzohej për t’u shkëmbyer me sasi kokaine që importohej më pas drejt Italisë.

Policia ka thene se gjate ketij operacioni u arrestuan 45 persona me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimet e këtij operacioni të nisura qysh më vitin 2013 kanë çuar në zbulimin e një trafiku droge nga Peru, Holandë e Shqipëri me bazë në qytetin e Milanos.

Grupi i trafikantëve i përbërë kryesisht nga shtetas italianë e amerikano-jugorë administronin transportin e tregtimin e drogës.
Ky grup kriminal e kishte bazën në rrugën Padova në qytetin e Milanos e kontrollonte trafikimin e drogës në tërë qytetin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

burgu

E kërcënon bashkëshorti nga burgu, 31- vjeçarja nga Tirana vetëhelmohet

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një ...