Itali, arrestohet mafiozi ‘’Zana’’, shqiptari ishte më i rrezikshmi në grup(Emri)

untitledArrestohet shqiptari Zamir Dajcaj 43 vjeç një nga pjestarët më të rrezikshëm dhe më të rëndësishëm të familjes mafioze “ala mazzarrota”. Policia italiane arriti t’a vinte në pranga shqiptarin. Grupi tyre mësohet se vepron në komunën Barcellona Pozzo di Gotto në provincën e Mesinës në Siçili. MËsohet se 43 vjecari i njohur me nofkën “Zanna” ishte i dënuar në vitin 2014 me 12 vjet burg gjatë hetimeve të operacionit “Gotha – Pozzo II”. Gjithashtu në arrestimin e tij u përfshinë trupa të shumtë të policisë italiane si dhe reparti ajror i policisë së Katanias. Raportohet se që prej vitesh shqiptari fsjihej në një banesë buzë lumit Mazzarrà, në komunën Case Bruciate në provincën e Messinës. Jetesa e tij ishte luksoze, ku tregohet se ishte e rrethuar nga rreth 60 mijë pemë agrumesh e pemë ornamentale, të kuruara mjaft mire.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Emri/ Personi i shumëkërkuar në Itali arrestohet në Fier

Një i ri nga Fieri që kërkohej në Itali për pjesëmarrje në organizata ...