ISIS merr autorësinë e sulmit në Xhami, së paku 27 viktima

isis-xhamiGrupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një xhami të Kabulit, i cili ka lënë paku 27 veta të vrarë dhe 35 të tjerë të plagosur.

Shpërthimi në xhaminë Baqir ul Olum ka ndodhur të hënën, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për një ceremoni fetare.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka përshkruar sulmin si “barbar”. “Terroristët nuk mund të arrijnë qëllimet duke përhapur frikë”, ka thënë ai.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, e ka cilësuar sulmin si “akt kundër Islamit dhe njerëzimit”. Ndaj sulmit ka reaguar edhe organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

“Ky është një sulm kundër një xhamie shiite në Kabul; është një sulm i qëllimshëm kundër civilëve. Autoritetet afgane duhet ta hetojnë menjëherë atë dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”, ka thënë Omar Waraich, zëdhënës i Amnesty International për rajonin e Azisë.

Në muajin korrik, një sulm i grupit militant Shteti Islamik, në një demonstratë të shiitëve në Kabul, ka lënë të vrarë 80 veta.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...