Frikë nga terrorizmi në burgun e Vaqarrit, ja piktura e ISIS në qeli

isis-burg-vaqarrNjë pikturë me mbishkrimin ISIS, është zbuluar në ambjentet e burgut të Vaqarrit, duke alarmuar institucionin e sigurisë.
Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë mbetur të suprizuar, kur në qelinë e të paraburgosurit Ilirjan Gjuni, u kap kjo pikturë.

Menjëherë, drejtoria e ka raportuar rastin në drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ shtetëror. I paraburgosuri, banues në Paskuqan, i dyshuar për vjedhje kishte pikturuar simbolin e ISIS, armë dhe emrin e liderit të shtetit islamik, Ebu Bekër Al Bagdati.

Burime të besuara pranë burgut thanë për “BalkanWeb”, se i paraburgosuri në fjalë, ka qenë më herët në burgun e Fushë Krujës dhe 302 në Tiranë, ku mendohet se ka patur kontakte me të paraburgosur të tjerë, të dyshuar për nxitje terrori.

23-vjeçari Ilirjan Gjuni, i dënuar edhe më parë për “vjedhje” u arrestua në datën 4 shtator 2016 në rrugën “Dritan Hoxha, ku u kap duke vjedhur banesën e shtetasit O.N./Balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...