Shkodër, Peleshi dhe Veliaj shpërndajnë këstin e katërt për ish-të përndjekurit politikë

Aktualitet

shkoderZv/Kryeministri Niko Peleshi, së bashku me ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kanë shpërndarë te premten në Shkodër, këstin e katërt  për ish-të përndjekurit politikë.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se brënda marsit do të fillojë shpërndarja e këstit të 5-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, Veliaj u ndal në çështjen e hapjes së dosjeve, duke nënvizuar se javën tjetër nis shqyrtimi i hapjes së dosjeve. “Kur shoqëria ka vullnet e bën pa ligj lustracionin. Këto ligje personale i bënte kush i bënte para 8 viteve”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, ministri theksoi se “ish- të përndjekurit politike janë përdorur qëllimisht nga politika këto 20 vjet”.

ME TE LEXUARAT