Isa Mustafa: Kosova nuk është më vend i varfër

isa-mustafaKryeministri Isa Mustafa shkrimin e tij në Facebook e filloi me “Kohët po ndryshojnë”, por nuk e kishte fjalën për motin “Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë”.

Përmes këtij statusi Mustafa ka bërë të ditur se institucionet financiare ndërkombëtare po e porosisin Kosovën të ngutet e t’i shfrytëzon fondet nga organizatat ndërkombëtare, kjo për shkak që Kosovë të mos konsiderohet më vend i varfër.

“Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë”, ka shkruar Mustafa.

“Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm”, përfundon kryeministri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kodi-kosove

ITU ia ndan Kosovës kodin telefonik shtetëror 383 më 15 dhjetor 2016

Në bisedimet që zgjaten tre ditë në Bruksel e që përfunduan sonte, ...