Alarmi i shërbimeve sekrete: Ja rreziku që i kanoset Europës

10
Kliko per me shume info

dick-schoofShefi i Antiterrorit në Holandë ka dhënë alarim se 60-80 terroristë të ISIS ndodhen në Europë.

Dick Schoof në një intervistë për “Associated Press”, Schoof tha se Shteti Islamik po u përcjell luftëtarëve të mundshëm mesazhin që të mos udhëtojnë drejt Sirisë dhe Irakut, por të përgatisin sulme në kontinentin e vjetër.

Ai u shpreh se gjatë gjashtë muajve të fundit numri i luftëtarëve të huaj terroristë nuk është rritur, por fakti se ata nuk po udhëtojnë më nuk nënkupton se rreziku potencial i atyre që kanë mbërritur në Europë më herët është reduktuar.

Operacionet ushtarake për të larguar militantët nga kalifati i vetëshpallur në Siri dhe Irak po ndikojnë në shpërndarjen e luftëtarëve dhe mbështetësve të grupit ekstremist.

Kjo me shumë gjasë do të çojë drejt një rritjeje graduale të refugjatëve që do të përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendeve europiane.

Schoof shprehet se 4-5 mijë terroristë gjenden në Irak dhe Siri.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here