I keni parasysh dy vijat mbrapa iPhone? Ja funskioni tyre… (Foto)

Teknologji

UntitledMe dizajne të reja që dalin çdo vit, mund të jetë e vështirë ta kuptosh iPhone-in.

Sapo t’i kuptosh veçoritë e reja në celularin aktual, ato dalin në një celular të ri.

Disa mund të thonë se këto ndryshime janë për më mirë, por disave iu duken të pakuptimta – si për shembull dy vijat e holla që janë prapa iPhone 5 dhe 6, shkruan Gazeta Express.

Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë se për çfarë shërbejnë ato, për çfarë janë vendosur aty në atë mënyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur ishte bërë iPhone i parë, ai ishte bërë me qelq si prapa ashtu edhe para, dhe kishte një pamje të bukur.

Por me iPhone 5 që mori një trup alumini prapa, u bënë disa ndryshime. Duket se alumini ndërhynte në sinjalet e celularit, gjë që nuk e bënte një material të dëshirueshëm për pjesën e prapme të celularit.

Por klientët dëshironin celularë më të qëndrueshëm, kështu Apple iu përgjigj atyre në mënyrën më të mirë.

Duke i shtuar vijat prapa celularit, u reduktuan problemet që shkaktoheshin nga alumini. Ato funksionojnë si një antenë, duke e rritur sinjalin tuaj dhe duke e bërë celularin që të punojë më mirë.

ME TE LEXUARAT