Ja faktet që ju bëjnë ta përfytyroni, iPhone 8 do të jetë përtej imagjinatës

Teknologji

iphone8-2016iPhone 7, siҫ e dini është hedhur në treg një muaj më parë, dhe, natyrisht të gjithë janë gati për iPhone 8. Në 2017-ën, në 10-vjetorin e iPhone, do të prezantohen të tjera risi. Më poshtë, janë disa nga të rejat që prezantohen për iPhone 8.

Ekran me ndryshime radikale

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thashethemet e fundit nga Mac raportojnë se iPhone do të ketë një model të ri. Ekrani do të ketë ndryshime radikale. Touch-i do të jetë me sensorë të jashtëzakonshëm. Po ashtu, përmasat e tij do të jenë më të mëdha se iPhone 7, ngjyrat origjinale dhe më shumë nuanca për fotografitë.

I gjithë me xham

Sipas Mashable, Apple Inc. ka marrë patentën për “një përbërje xhami” që nga 2014-a, dhe është provuar që kur iPhone 7 u prezantua këtë vit. Po ashtu, edhe CEO i Catcher Technology, tregon se kompania po planifikon të sjellë një telefon të gjithin prej xhami në 2017-ën.

Karikues me Wireless

Një raport i fundit nga Bloomberg, sqaron se Apple po punon për të pasur një iPhone 8 që karikohet me wireless. Kjo mund të të shpëtojë një herë e mirë nga drama e baterisë, sepse telefonin do ta kesh gjithmonë në karikim, mjafton të kesh wireless. Të tjera thashetheme për iPhone 8, do të vijnë shumë shpejt.

ME TE LEXUARAT