Apple pranon: iPhone 6 Plus ka një problem, por kemi marrë masat

iphone6sKompania amerikane Apple tani është duke ofruar të zëvendësojë bateritë për iPhone 6S, nëse përdoruesit vënë re se pajisjet e tyre fiken papritmas.

Kjo është oferta e saj të dytë globale për riparim, vetëm disa ditë pas problemit të fundit të ekranit iPhone 6 Plus.

“Apple ka vendosur se një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S mund të fiken papritmas . Kjo nuk është një çështje e sigurisë dhe ndodh vetëm tek pajisjet brenda një sasie të kufizuar numri serial të cilat janë prodhuar në mes të shtatorit dhe tetorit 2015,” tha Apple në një deklaratë.

Programi është i zbatueshëm në nivel global. Përdoruesit mund të vizitojnë qendrat e autorizuara të shërbimit Apple dhe të kryejnë kontrollin e numrit serial, për të konfirmuar nëse iPhone 6S i tyre është prekur ose jo.

Apple iu kërkon përdoruesve për të kryer një backup të iPhone 6S, të fikin “Find my iPhone” dhe të fshijnë të gjitha të dhënat të smartfonit të tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja si të zbuloni se kush ju telefonon me numër privat (VIDEO)

Të gjithë bezdisemi nëse na telefonojnë pa numër. Dikush, i cili nuk ...