Intervista/ Rrëfehet për herë të parë babai i parukieres së ekzekutuar në Lezhë

Aktualitet

parukjerja-lezheVdekja tragjike e parukieres i Etleva Ndoka nga Lezha nga ish- i dashuri akoma nuk është mbyllur si ceshtje. Babai saj për herë të parë flet për këtë ngjarje. I bërë pjesë e e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “Neës24”, Preng Doda për herë të parë do të tregojë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa shton se tashmë nipi i tij 3 vjeç ka ngelur jetim.

NGJARJA

Xhelozia ka çuar në çmenduri 31-vjeçarin Alfred Nikolli, i cili vrau me pistoletë ish-të dashurën e tij Etleva Ndokaj. Krimi i rëndë që tronditi mbarë opinionin publik u shënua me 11 nentor në qytetin e Lezhës. 28-vjeçarja mori dy plumba në trup, një në kokë dhe tjetrin në këmbë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, por humbi jetën gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, autori i krimit, pas krimit të kryer arriti të largohej prej andej pa u vënë re nga policia, për t’u kapur vetëm pak orë pas ngjarjes. Ai u arrestua në fshatin Kallmet, pas disa orë ndjekjeje nga forcat e policisë. Nikolli, sapo ka vënë re se ishte duke u ndjekur nga policia, ka braktisur mjetin me të cilin ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të largohej me vrap në drejtim të një përroi, ndërsa armën e krimit e ka hedhur në rrugë.

INERVISTA

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë të bëri të thyesh heshtjen ditën e sotme?

Preng Doda: Ju falenderoj të gjithë ju si media.

S’ua kishte marrë mendja se do vinit të flisnit këtu?

Preng Doda: S’ma kishte marrë vëmendja. Do flas me zor për vajzën time.

Si ndodhi ngjarja?

Preng Doda: Që mos të flas gënjeshtra. Takova vjehrrin e Etlevës. Kishte dhe ditëlindjen e djalit një ditë pas. Do merrja dy gjela. Do e bënim për qejf këtë drekë. Çfarë mendon nuk del. Duke diskutuar në kafe me krushqit duke bërë muhabet, zilja dy herë, më merr vajza e di çfarë ka ndodhur? Më tregon për vdekjen e dy vëllezërve të një të njohurit. Në kafe prapë, zilja vjehrrit, e reja e tij e merr që ishte bashkë me cucën time, afër te floktorja, i tha ec babë se e kanë vrarë Etlevën, u dha ulërima, ka vdekur, ai po ulërinte. I thashë gruas, gjetëm një mjet, dolëm në xhade, mbaje i thashë se po të tregoj, kam qejf të pi një kafe me të. Ec i thashë, si kam keq unë ti mos ec, i tregova për vajzën. Më ka çuar te spitali, sa kam shkuar atje, kam bërtitur o babë ca të ndodhi, hapi sytë e ma ka bërë me dorë dhe nuk pati më jetë. Sa kam shkuar në spital vajza ime ishte shtrirë. Ka hapur sytë dhe më ka parë dhe ma ka bërë me dorë. Dy apo 5 minuta dhe mbylli sytë. Aq ishte. Dha shpirt. Ka pasur një vajza të dajës dhe ajo i ka qëndruar afër. Ishte infermiere në spital. Dola jashtë dhe shihja njerëzit. I dhashë kurajo vetes. Unë kërkoj nga shteti shqiptar me një vendosmëri më të madhe se çfarë i bëri vajza ime që ma vrau. Pse ma vrau vajzën ai.

Kur e morët vesh ngjarjen?

Preng Doda: Sot e mora vesh ngjarjen. Se kam ndezur televizorin.

S’ju ka ardhur policia?

Preng Doda: Përveç mediave asnjë tjetër s’na ka ardhur.

Alfred Nikolli 31-vjeç…

Preng Doda: Nuk e njoh. Se kam dëgjuar.

Sa vite kishte Etleva e martuar?

Preng Doda: 8 vite e martuar dhe djalin e kishte 3 vjeç.

Si është njohur?

Preng Doda: Ka qenë në shkollë 8-vjeçare e më pyeti se a kemi lidhje fisnore me djalin. Burrin që ka. Djali e donte shumë dhe vendosa që mos t’ja prish. Ata duheshin dhe u njohën vet. Nuk ua prisha qefin.

Emri i ekzekutorit të vajzës tuaj nuk e njihni?

Preng Doda: Nuk e njoh.

Edhe pse dyshohet se ata mund të kenë pasur marrëdhënie bashkë?

Jo kurrë. Nuk është asgjë e vërtetë. Unë i kam dhënë tërë kohës këshilla për jetën. Të tre fëmijëve.

vijon.

ME TE LEXUARAT