“Intervista e Ramës nuk mjafton për Greqinë, Shqipëria duhet të armatoset”

ngjela14Avokati Spartak Ngjela e konsideron intervistën e Kryeministrit, Edi Rama për televizionin grek “Skai’ si të pamjaftueshme.  Në një koment në Facebook, Ngjela duke numëruar krimet e Greqisë në Çamëri thotë se, Shqipëria duhet të kundërveprojë duke nisur procesin e riarmatosjes së Shqipërisë dhe rikthimin e ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Avokati shkruan se qeveria shqiptare duhet të marrë kredi për forcimin e ushtrisë duke u bërë forca kryesore ushtarake në Ballkan. Më poshtë lexoni komentin e tij të plotë në Facebook.

Spartak Ngjela

E lexova intervistën e kryeministrit shqiptar në televizionin grek Skay… Ishte më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare; por s’mjafton; sepse:

l. Kryeministri shqiptar duhet te vijojë me këtë qëndrim: Hordhitë greke kane vrarë në Çamëri edhe femijë, madje, edhe foshnja, duke i quajtur këta fëmijë “si kolaboracionistë” me nazistët gjermanë. Ata vranë dhe dëbuan nga trojet dhe shtëpitë e tyre mijëravjeçare shqiptarë autoktonë të pafajshëm me anë të gjeneralit Napoléon Zerva, në një kohë që vetë Zerva ka qenë nazist, dhe nuk u pranua kurre nga perëndimorët që të ishte ministër në qeveritë greke të pasluftës: për këtë duhet kërkuar hetim ndërkombëtar, me anë te forcës së aleatëve tanë.
Qeveritë greke kanë përndjekur gjuhën shqipe, madje e kanë quajtur atë “të mallkuar”.
Genocidi kundër shqiptareve të Çamërisë, është një fyerje e madhe historike që iu është berë shqiptarëve dhe Shqipërisë nga Greqia. Shteti shqiptar e ka detyrë historike vendosjen në vend të nderit të nëpërkëmbur të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në genocidin antiçam, nga shteti Grek.
Mospranimi i çështjes së genocidit anti-çam nga qeveritë greke, tregon se ato ndihen të fajshme, dhe nuk duan t’i shpërblejnë shqiptarëve dëmin kolosal që iu kanë shkaktuar.

ll. Shume mirë bëri Rama qe dje iu tregoi grekëve miqësinë me kryeministrin turk Erdogan, se grekët kanë dislokuar trupa ushtarake në kufirin tonë.
Qeveria shqiptare duhet të fillojë procesin e riarmatosjes së Shqiperisë dhe te miratojë në Parlament urgjent “ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.
Qeveria shqiptare duhet që urgjentisht të nënshkruajë marreveshjet e kredisë ushtarake dhe ndihmës ushtarake me Shtetet e Bashkuara, me Gjermaninë, me Francën dhe me Italinë.
Për historinë që po vjen, Shqiperia duhet te jetë forcë ushtarake në Ballkan, element parësor politik ky, i cili i nevojitet shumë sot edhe aleances shqiptaro-amerikane në Ballkan.

Kliko per me shume info

2 comments

  1. Si guxojne kete greke te cmendur qe qeverisin shtetin e mallkuar grek te kercenojne kaq hapur ne nje kohe qe Greqia eshte anetare e BE-se, dhe anetare e NATO-s? Cfare bejne ambasadoret Lu dhe Vlautin, perse heshtin?

  2. PO SHQIPERIA EDHE KOSOVA EDHE CDO SHQIPTARE DUHET TE ARMATOSET. KOHET KANE NDRYSHUAR NACIONALIZMI EDHE EKSTREMISTET PO FITOJNE EDHE INSTALOHEN NE CDO VEND TE RRUZULLIT TOKESORE URREJTJA EDHE RRACIZMI PROBLEMET FETARE PERCARJA EDHE RREZIKU LUFTES PO SHTOHET ME SHPEJTESI NUK MUND TE PRESIM QE TE NA MBROJNE ALEANCAT ME VENDET E TJERA KUR ATO RREZIKOHEN TE PRISHEN. SA ME TE FORTE QE TE JEMI USHTARAKISHT AQ ME SHUME DO NA RRESPEKTOJNE . URGJENTISHT SHERBIMI I DETYRUAR NE SHQIPERI EDHE KOSOVE CDO SHQIPTARE DUHET TE ARMATOSET ME ARME ME LEJE EDHE NE MAQEDONI MAL TE ZI KUDO QE JETOJNE. TE HAPET NJE FOND NGA SHTETI SHQIPTARE QE DIASPORA TE DHUROJE PARE FONDE PER USHTRINE SHQIPTARE EDHE KOSOVARE. NE JEMI NJE KOMBE NE RRITJE EDHE KEMI PARE SIKUR CDO SHQIPTARE TE DHUROJE $ 1000 DOLLARE NE VIT USHTRIA EDHE PANVARSIA DO JEN TE GARANTUARA. RROFTE KOMBI SHQIPTARE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e ...