Interi bën me lekë tifozin shqiptar, ja sa miliona fitoi në skedinë

Soft

INTERI-SKEDINAFundjava apo ditët kur luhen ndeshjet e Ligës së Kampiopnëve apo Europa Lige, janë ditët më të lumtura për bastexhinjtë. Një tifoz ka arritur që të fitojë plot 6750 euro, pasi i ka rënë në kokë rezultatit të ndeshjes mes Southampton dhe Interit duke gjetur të saktin.

Ai ka luajtur 250 euro dhe ka fituar plot 6750 euro. Inter luajti mbrëmjen e djeshme në transfertë kundër Southampton, në kuadër të fazës së grupeve në Europa League. Skuadra italiane nuk ia doli, teksa u mund me rezultatin 2-1 nga vendësit. Të parët që shënuan ishin zikaltërit me Mauro Icardin në minutën e 33-të, por nuk arritën që ta ruanin këtë rezultat edhe në pjesën e dytë të lojës, pasi pësuan dy gola./Newsport/

ME TE LEXUARAT