Pioli: Ky inter ka probleme psikologjike

pioliAventura e Interit në Europa League është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Nuk mund të bëhet kështu, jemi treguar mëndjemëdhenj, kemi hequr dorë nga ndeshja dhe kjo nuk është e pranueshme. Kemi pasur mundësinë të shkonim në 3-0 (traversë e Icardi-t në fillimin e pjesës së sytë), nuk kemi shënuar dhe nuk kemi luajtur më. Duhet të punojmë shumë”. Ky ka qenë reagimi i trajnerit të Inter, Stefano Pioli në përfundim të ndeshjes së Europa League.

“Nuk mund të transformohemi në këtë mënyrë. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, në të dytën kemi bërë të kundërtën”, ka shtuar trajneri zikaltër. “Probleme fizike? Jo. Në fundin e takimit, kur kemi luajtur me një lojtar më pak, kemi pasur raste për të shënuar. Problemi është se duhet të përmirësohemi në aspektin psikologjik. E kaluara nuk ka rëndësi dhe nuk jemi të kënaqur me punën tonë”.
Një nga problemet e Inter në këtë sezon janë golat e shumtë të pësuar: “Po punojmë në të gjitha frontet: fizik, psikologjik, taktik. Pas një pjese të parë si ajo e sotmja nuk mund të bëjmë një paraqitje si ajo e pjesës së dytë. Duhet të mësojmë të vuajmë. Nuk kemi luajtur si Inter. Jemi tërhequr shumë, duke i dhënë guxim kundërshtarëve tanë. Nuk është ky Inter-i i vërtetë…”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...