Zbulohet super-risia e Instagram, tashmë edhe me video “live”

instagramRrjeti social Instagram ka kopjuar Facebook-un me risinë e radhës. Mësohet e Instagrami do të vijë me “video live”.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i “Instagram”-it, Kevin Systrom për “Financial Times”. Kompania ka kryer shpesh teste për karakteristika të reja me grupe të vogla përdoruesish.

Por këto teste nuk janë konfirmuar se do të bëhen zyrtare. Tashmë është e sigurt që “live video” do të vijnë shumë shpejt.

“Live është shumë i pritur nga ne. Mendoj se do të zgjerojë ato që ne bëjmë. Nëse unë po përpiqem të forcojë lidhjen me dike që e dua, transmetimi i videove të tyre live do të jetë shumë e bukur për mua dhe do të jem më afër tyre”, thotë Systrom për “Financial Times”.

Ky aplikacion do të quhet “Go Insta”, ndërkohë që nuk bëhet me dije se kur do të publikohet.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

iphone8

Këtë risi nuk e keni pritur nga iPhone 8 !

iPhone 8 i Apple, që vjen vitin e ardhshëm mund të jetë ...