Injoron dhe godet fansin, çfarë po ndodh me Justin Bieber? (Foto/Video)

justinnnnJustin Bieberi një ndër më të përfolurit e skenës muzikore ndërkombëtare duket se po kalon sërish caste të vështira. Pas rikthimit të tij duke kërkuar falje për sjellje agresive, ai duket se po e ‘’lëshon’’ veten sërish. Një ngjarje ka tronditur fansat e tij së fundmi. Bëma më e fundit e këngëtarit kanadez ndodhi në Barcelonë, ku ai ishte duke dhënë një koncert.
Këngëtari kanadez goditi një fans me grusht në fytyrë jashtë ambienteve të stadiumit, “Palau Sant Jordi” të Barcelonës.Fansi, sic e shihni në video është një djalë i ri, i cili i shkon pas këngëtarit që ndodhej brenda në makinë. Ndoshta për t’i marrë ndonjë autograf apo thjesht për ta takuar.
Ndërkohë që reagimi i 22-vjecarit ka qenë mjaft i ashpër, ai nxjerr gushtin nga dritarja e makinës dhe e godet fort, duke e gjakosur në fytyrë. Videoja është publikuar nga prestigjiozja britanike, “Daily Mail”.
Aktualisht Bieber është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Enca Haxhia ngjit fansin në skenë dhe i bën kërcim erotik por…shikoni reagimin e tij

Enca Haxhia ngjit fansin në skenë dhe i bën kërcim erotik por…shikoni reagimin e tij

Enca Haxhia ka tërhequr sërish vëmendje gjatë performimit në një lokal nate ...